Kompanitë që po paguajnë 10 euro në orë, për të shijuar çokollatat

Nëse jeni një fans i madh i çokollatës, atëherë kjo potencialisht mund t'iu bëjë juve që të filloni punën e ëndrrave tuaja.

Fun

28/02/2019 16:37

Mondelēz International, kompania që zotëron çokollatat, si: Cadbury, Oreo, Green & Blacks dhe Milka po kërkon punëtor për shijim të çokollatave, transmeton lajmi.net.

Katër kandidatë të suksesshëm do të paguhen 10 euro për një orë për të ngrënë çokollatë gjatë gjithë ditës në vendin e tyre të punës në Wokingham, Berkshire.

Duke parë shpalljen e vendeve të punës në web faqen e tyre, kandidatët duhet të posedojnë disa aftësi thelbësore.

Ata kanë kërkuar kriteret në vijim:

1. Një pasion të madh për ëmbëlsira dhe shije detektuese

2. Ndershmëria kur bëhet fjalë për dhënien e mendimit

3. I etur për të provuar produkte të reja krijuese

4. Një personalitet komunikues për të ndërtuar marrëdhënie të mira me panelin tuaj

5. Një zotërim i mirë i gjuhës angleze

6. Iu kërkohet të provoni produktet që përmbajnë gluten, arra dhe qumështore.

Aplikimin mund ta bëni në uebfaqen e tyre zyrtare. /Lajmi.net/