Kompania që po ndërton shtëpitë për 6 orë

Ndërtimi i shtëpisë, përveç parave, kërkon edhe kohë të gjatë për t’u finalizuar

Fun

18/04/2019 16:30

Megjithatë, një kompani në Itali kërkon të revolucionarizojë ndërtimin e shtëpive. Ajo është e specializuar në ndërtimin e një shtëpie në vetëm 6 orë kohë, transmeton lajmi.net.

Kompanisë i mjaftojnë vetëm 3 persona dhe materiali, i cili është gjysmë i gatshëm dhe shtëpia do jetë gati brenda 6 orëve.

Këto konstrukte ndërtimore, për të cilat thuhet se janë rezistente edhe ndaj tërmeteve, kushtojnë nga 28 mijë euro e tutje, varësisht nga madhësia e tyre. /Lajmi.net/