Kompania po paguan një mijë euro ata që shikojnë 30 filma të ‘Disney’

Review.org, një faqe interneti, po kërkon dikë të shikojë 30 filma Disney në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Fun

21/10/2019 18:32

Ata do të shpërblejnë personin e përzgjedhur me një pagim të ëmbël prej një mijë eurosh, transmeton lajmi.net.

Përveç parave të gatshme, vullnetari do të marrë gjithashtu një abonim për një vit në Disney + dhe një çantë për shikimin e filmave me ikonë të Disney-t.

Për të aplikuar, do të duhet të bëni një video duke shpjeguar pse jeni tifoz i madh i Disney-t dhe ta arsyetoni se përse e meritoni këtë mundësi,

Aplikimi për këtë rol të ëndrrave mund të gjendet këtu/Lajmi.net/