Kompania po kërkon për dikë që të pijë marihuanë çdo ditë, do e paguajë 32 mijë euro
Një kompani e rishikimit të efekteve të marihuanës po kërkon plotësimin e një pozicioni pune, që do e paguajë mirë.
Fun
AmericanMarijuana.org së fundmi po pranon aplikime për pozitën ‘Rishikues të Produkteve të Kanabisit’, i cili mund të paguhet deri në 32 mijë euro në vit. Detyra e tij do jetë të provojë produkte të ndryshme kanabisi, që t’i rishikojë ato, sipas Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Firma nëpërmjet një postimi njoftoi se personi që do përzgjedhet do bëjë testimin e produkteve, të shkruajë në lidhje me të dhe të postojë video online.
“Nëse mendoni se keni guxim për të pirë marihuanë çdo ditë … dhe paguheni duke e bërë atë, ju thjesht mund të jeni personi që na duhet”, thuhet në postimin e punës.
Sidoqoftë, ata insistojnë se puna duhet të merret seriozisht dhe nuk është për dembelët.
Aplikimi mund të bëhet në faqen zyrtare të ndërmarrjes amerikane. /Lajmi.net/