Kompania kosovare e ndërtimit me punëtorë nga Bangladeshi: S’është problem me punu me ta, brenda ditës nisin me mësu gjuhën

Edhepse dikur njihej si sektori me më së shumti punëtorë, tani krizë ka edhe aty. Sektori i Ndërimtarisë në Kosovë ka kaluar në një “problematik” të dukshme të numrit të punëtorëve. Shumë prej kompanive janë duke u detyruar që të marrin punëtorë të huaj, madje nga vende tejet të largëta vetëm e vetëm për t’u…

Lajme

05/07/2024 15:13

Edhepse dikur njihej si sektori me më së shumti punëtorë, tani krizë ka edhe aty.

Sektori i Ndërimtarisë në Kosovë ka kaluar në një “problematik” të dukshme të numrit të punëtorëve.

Shumë prej kompanive janë duke u detyruar që të marrin punëtorë të huaj, madje nga vende tejet të largëta vetëm e vetëm për t’u plotësuar norma e numrit të punëtorëve.

Megjithatë, një situatë e tillë e krijuar nuk duket të tingëllojë shumë alarmante edhe për Kompaninë e Ndërtimit “Lirimi Construction”.

Nga kompania  thonë se më shumë po përballen me lëvizjet e punëtorëve se sa me ikjen e tyre të plotë jashtë vendit, shkruan lajmi.net.

“Më shumë ka lëvizje se sa ikje reale. Shkojnë-kthehen, punojnë pak jashtë. Më shumë ka pas ikje në vitet e fundit se tash. Por lëvizje ka, një javë, dy javë, dhjetë ditë”, thonë ata.

Ndryshe, nga kompania në fjalë thonë se përveç punëtoreve nga vendi kanë edhe fuqi punëtore nga vende të huaja dhe megjithatë kjo pjesë nuk është sfiduese për ata.

“I kemi katër punëtorë prej Bangladeshit, dhe nuk është problematikë hiq me punu me ata. Janë shumë më inteligjentë edhe shpejtë mësohen. Brenda ditës fillojnë me mësu gjuhën”, përfunduan nga kompania.

Ndryshe qysh nga fillimi i vitit dhe heqja e regjimit të vizave për Kosovën, sektori i ndërtimtarisë është ndër më të prekurit sa i përket lëvizjes së punëtorëve jashtë vendit në kërkim të një jetese më të mirë dhe kushteve më të mira te punës./Lajmi.net