DASH: Vrasësit e vëllezërve Bytyqi, Serbia t’i sjell para drejtësisë
Departamenti amerikan i Shtetit ka kërkuar drejtësi për Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, në 25-vjetorin e vrasjes së tyre. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller shkroi se “sot, autorët e ktij akti brutal mbeten të lirë”. Tha se i bëjnë thirrje Serbisë që ta kryejë hetimin për këtë rast dhe t’i sjellë përgjegjësit…

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit ka kërkuar drejtësi për Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, në 25-vjetorin e vrasjes së tyre.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller shkroi se “sot, autorët e ktij akti brutal mbeten të lirë”. Tha se i bëjnë thirrje Serbisë që ta kryejë hetimin për këtë rast dhe t’i sjellë përgjegjësit para drejtësisë.
“25 vjet më parë, shtetasit amerikanë Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi u vranë në paraburgimin e policisë serbe. Sot, autorët e këtij akti brutal mbeten të lirë. Ne i bëjmë thirrje Serbisë sërish që ta përfundojë hetimin e saj dhe t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për vdekjen e tyre”, shkroi Miller.
Vëllezërit Agron, Mehmet dhe Yll Bytyqi, shtetas amerikanë, ishin arrestuar në vitin 1999 në Serbi, për shkak të, siç kishin thënë zyrtarët e atëhershëm serbë, kalimit të paligjshëm të kufirit.
Pas dënimit, ata ishin liruar nga burgu dhe më pas ishin vrarë. Trupat e tyre ishin gjetur në një varr masiv, pranë Petrovo Sellos në lindje të Serbisë, në vitin 2001.
Postimi i plotë:
25 years ago, U.S. citizens Ylli, Agron, and Mehmet Bytyqi were killed in Serbian police custody. Today, the perpetrators of this brutal act remain free. We call on Serbia again to complete its investigation and bring those responsible for their deaths to justice.
— Matthew Miller (@StateDeptSpox) July 8, 2024