Komisioni për verifikimin e viktimave të dhunës seksuale e njofton Osmanin me sfidat me të cilat përballet
Në prag të seancës sensibilizuese të Kuvendit të Kosovës, e cila do t’i kushtohet ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, kryetarja dr. Vjosa Osmani e ka takuar Komisionin për verifikimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Lajme
Takimi është mbajtur të hënën, bëhet e ditur nga njoftimi për media, i lëshuar nga zyrja e kryetares së Kuvendit.
“Ky Komision e ka përgëzuar kryetaren Osmani për mbajtjen e seancës sensibilizuese për këtë
kategori dhe e ka njoftuar me punën e deritashme dhe me sfidat me të cilat përballet. Anëtarë të këtij Komisioni kanë folur për ndjeshmërinë dhe vështirësitë e procesit, të shkaktuara nga mungesa e buxhetit të këtij Komisioni, sikurse edhe stigma ndaj të të mbijetuarave të dhunës seksuale”, shkruan në njoftim.
Procesi i aplikimit, sipas Komisionit ka shënuar rënie, ndaj është kërkuar mbështetje institucionale për sensibilizim për rëndësinë që ka ky proces për shtetin e Kosovës, shkruan në të.