Komisioni i Futsallit hap konkurs për referë të rinj

Komisioni i Futsallit, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se është hapur konkursi për referë të rinj në “futboll të vogël”. Ky konkurs po bëhet pas rritjes së numrit të ekipeve pjesëmarrëse në gara të futsallit, transmeton lajmi.net. Vetë përgjegjësi i gjyqtarëve të futsallit, Përparim Hasani, e konsideroi të nevojshëm një hap të tillë…

Sport

09/08/2022 14:57

Komisioni i Futsallit, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se është hapur konkursi për referë të rinj në “futboll të vogël”.

Ky konkurs po bëhet pas rritjes së numrit të ekipeve pjesëmarrëse në gara të futsallit, transmeton lajmi.net.

Vetë përgjegjësi i gjyqtarëve të futsallit, Përparim Hasani, e konsideroi të nevojshëm një hap të tillë i cili u miratua nga Komisioni i Gjyqtarëve, transmeton lajmi.net.

Gjytqarët paraprakisht duhet t’i kenë parasysh disa kritere:

Mosha e pranuar prej 18 deri 24 vjeç,

Përparësi kanë personat që kanë luajtur apo luajnë ende futsall, dmth që janë aktiv.

Për detajet dhe dokumentacionin që duhet sjellë do të njoftoheni pas kontaktit përmes telefonit me Komisarin e gjyqtarëve të futsallit, Driton Preniqi, ku edhe do të njoftoheni për detajet për konkurrim për gjyqtarë.

Konkursi do të jetë i hapur nga data e shpalljes e deri më 30.8.2022. /Lajmi.net/