Komenti i Ahmetit, akuzon një parti por thotë se s’ka koment

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se situata në kryeqytet është stabilizuar nga vërshimet e mbrëmshme nga reshjet e shiut.

Lajme

26/07/2016 11:03

Ai ka akuzuar një parti politike, pa përmendur cilën, se i është gëzuar vërshimeve e madje sipas tij “kanë shpresuar që të jetë edhe më keq vetëm e vetëm që ta lëshojnë një komunikatë kundër qeverisjes komunale”.

Ndonëse ka akuzuar në këtë mënyrë, Ahmeti në fund ka shkruar se “s’ka koment”.

Postimi i tij:

Situata ne qytet eshte stabilizuar edhe pse ka shume deme nga vershimet mbreme. Falenderojme te gjitha ekipet e komunes dhe kompanite qe ishin ne terren gjate gjithe nates, dhe posaqerisht qytetaret qe treguan gatishmeri te ndihmojne si vullnetare.

P.S. Nje parti politike iu gezua vershimeve dhe si duket kane shpresuar qe te jete edhe me keq, vetem e vetem qe te leshojne nje komunikate kunder qeverisjes komunale. S’kam koment!!!