Komentet që vijnë në rrjete sociale pas dhunës e vrasjeve të grave, legjitimojnë atë

Vrasjet e dy grave brenda katër ditëve në Kosovë kanë tronditur pothuajse të gjithë qytetarët e Kosovës. Ndonëse opinioni publik ka reaguar përmes protestave e rrjeteve sociale, disa prej qytetarëve po vazhdojnë të përkrahin dhunën dhe vrasjen. Gazetarja e lajmi.net, Rinë Haziri ka përcjell me shqetësim disa prej komenteve në rrjetet sociale ku jepen informacione…

Lajme

17/04/2024 16:36

Vrasjet e dy grave brenda katër ditëve në Kosovë kanë tronditur pothuajse të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ndonëse opinioni publik ka reaguar përmes protestave e rrjeteve sociale, disa prej qytetarëve po vazhdojnë të përkrahin dhunën dhe vrasjen.

Gazetarja e lajmi.net, Rinë Haziri ka përcjell me shqetësim disa prej komenteve në rrjetet sociale ku jepen informacione mbi vrasjet e grave në fjalë.

“Hallall të koftë po mirë ja paske qi nanën”, “Për besë shqiptarëve grat ja kanë bë jetën ferr. Demokraci e tepërt”, “Kërkush nuk e vret kërkan pa faj. Ku ta dish çka ka bo”, “Nëse e ka nxan duke e tradhtu, bravo i koft, krejt tjerat munden mu diskutu e me i fal. Tradhtinë JO!”, janë vetëm disa prej komenteve të qytetarëve të Kosovës në rrjete sociale.

Erona Cokli dhe Gjyljeta Ukella janë dy gratë e vrara brenda vetëm katër ditëve në Kosovë, ku të dyshuarit kryesor janë partnerët e tyre.

Video: