Kombëtarja e Kosovës në hendboll përfundon kualifikimet për Euro 2024

Kosova i ka përfunduar ndeshjet kualifikuese për evropianin e hendbollit të vitit të ardhshëm. Ndeshjen e fundit Kombëtarja e Kosovës e luajti të dielën mbrëma në Velenje. U mposht nga Sllovenia me rezultat 33:28. Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:12 për sllovenët. Në periudha, Kombëtarja shfaqi ndeshje të mirë dhe ka shënuar gola të…

Sport

01/05/2023 16:22

Kosova i ka përfunduar ndeshjet kualifikuese për evropianin e hendbollit të vitit të ardhshëm.

Ndeshjen e fundit Kombëtarja e Kosovës e luajti të dielën mbrëma në Velenje. U mposht nga Sllovenia me rezultat 33:28.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:12 për sllovenët. Në periudha, Kombëtarja shfaqi ndeshje të mirë dhe ka shënuar gola të bukur. Por në përgjithësi cilësia e lojtarëve sllovenë e bëri dallimin.

Gjatë këtij cikli kualifikues Kombëtarja ka shfaqur hendboll të mirë në disa prej ndeshjeve. Por grupi ishte i fortë, me Kombëtare cilësore. Prej grupit të shtatë në Evropian janë kualifikuar Sllovenia, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi.

Ndaj Sllovenisë, Valon Dedaj i kishte tetë gola nga nëntë tentime, ndërsa Leonard Gegaj shënoi shtatë gola nga nëntë tentime. Liridon Zena i kishte dhjetë pritje.

Lulzim Shabani shënoi katër gola nga katër tentime, derisa katër gola nga tetë tentime i kishte Drenit Tahirukaj./Lajmi.net/