Kombëtarja bashkë me tifozë do të udhëtojë drejt Armenisë
Futbollistët e Kombëtares sot do të udhëtojnë drejt Jeravanit, ku të dielën, më 11 tetor, do të ndeshen me kombëtaren vendase të Armenisë, e fundit në grupin I për eliminatoret e Euro 2016-s.

Sport
Është planifikuar, që në orën 12:30, kuqezinjtë të largohen nga aeroporti “Nënë Tereza” i Rinasit me një çarter dhe pas një fluturimi që zgjat afro 4 orë, të mbërrijnë në kryeqytetin armen të Jerevanit.
Në bordin e avionit do të ketë edhe tifozë e gazetarë, që do të mbështesin kuqezinjtë në këtë ndeshje “finale”, në synimin e tyre për të shkuar në finalet e Francës verën e ardhshme, raporton Sportal.al
Delegacioni i FSHF-së dhe futbollistët e Kombëtares kanë planifikuar të akomodohen në një hotel pranë stadiumit, ku do të zhvillohet ndeshja.