Kombëtaret e kualifikuara deri tani për Kupën e Botës

Kupa e Botës e FIFA-s 2026 do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026. Faza kualifikuese është ende në zhvillim në Evropë, Afrikë, Azi dhe Amerikën e Veriut, ndërsa dy pjesëmarrëset e fundit do të përcaktohen përmes turneut ndër-konfederativ të “play-off”-it në mars…

Sport

15/10/2025 08:54

Kupa e Botës e FIFA-s 2026 do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026. Faza kualifikuese është ende në zhvillim në Evropë, Afrikë, Azi dhe Amerikën e Veriut, ndërsa dy pjesëmarrëset e fundit do të përcaktohen përmes turneut ndër-konfederativ të “play-off”-it në mars 2026.

Në artikullin në vijim, Klankosova.tv ju sjell informatat e fundit për kombëtaret që tashmë kanë siguruar pjesëmarrjen në ngjarjen madhore në Amerikën e Veriut.

Vendet mikpritëse

ShBA

Kanada

Meksika

Evropa (16 vende të drejtpërdrejta)

Anglia

Amerika e Jugut (gjashtë vende të drejtpërdrejta plus një vend për “play-off”)

Argjentina

Brazili

Ekuadori

Kolumbia

Paraguai

Uruguai

Play-off: Bolivia

Amerika e Veriut dhe Qendrore (tre vende të drejtpërdrejta plus dy vende për “play-off”)

Asnjë e konfirmuar ende

Afrika (nëntë vende të drejtpërdrejta plus një vend për “play-off”)

Maroku

Tunizia

Egjipti

Algjeria

Ghana

Kepi i Gjelbër

Afrika e Jugut

Bregu i Fildishtë

Senegali

Azia (tetë vende të drejtpërdrejta plus një vend për “play-off”)

Australia

Japonia

Jordania

Irani

Koreja e Jugut

Uzbekistani

Katari

Oqeania (një vend i drejtpërdrejtë plus një vend për “play-off”)

Zelanda e Re

Play-off: Kaledonia e Re.