Komandanti i KFOR-it takohet me shefen e BE-së në Kosovë, diskutojnë për situatën e sigurisë

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në selinë e KFOR-it në Kampin “Film City” në Prishtinë, ushtruesen e detyrës së shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova. Sipas njoftimit të KFOR-it, takimi shërbeu si mundësi për diskutimin e situatës së sigurisë në të gjithë…

Lajme

18/08/2026 15:04

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në selinë e KFOR-it në Kampin “Film City” në Prishtinë, ushtruesen e detyrës së shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova.

Sipas njoftimit të KFOR-it, takimi shërbeu si mundësi për diskutimin e situatës së sigurisë në të gjithë Kosovën dhe për forcimin e koordinimit ndërmjet palëve.

Gjatë takimit, komandanti i KFOR-it shprehu vlerësimin për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet misionit të NATO-s dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.

KFOR-i ka bërë të ditur se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, me qëllim të kontribuimit në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe garantimit të lirisë së lëvizjes.

Në përmbushjen e mandatit të tij, KFOR-i ka theksuar se vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), secili në kuadër të përgjegjësive dhe roleve përkatëse në fushën e sigurisë. /Lajmi.net/