Komandanti i KFOR-it priti shefin e Forcave të Armatosura të Zvicrës, diskutuan për situatën e sigurisë në Kosovë
Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë shefin e Forcave të Armatosura të Zvicrës, gjenerallejtënant Benedikt Roos. Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë, ndërsa gjeneralmajor Ulutaş ka rikonfirmuar përkushtimin e misionit për të garantuar…
Lajme
Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë shefin e Forcave të Armatosura të Zvicrës, gjenerallejtënant Benedikt Roos.
Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë, ndërsa gjeneralmajor Ulutaş ka rikonfirmuar përkushtimin e misionit për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Kosovës, në mënyrë të paanshme dhe transparente, transmeton lajmi.net.
Po ashtu, ai ka shprehur mirënjohjen për kontributin afatgjatë të Zvicrës në kuadër të misionit të KFOR-it, duke e vlerësuar atë si të rëndësishëm dhe të çmuar.
KFOR rikujtoi se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, me synimin për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
Në njoftim thuhet gjithashtu se KFOR-i vazhdon koordinimin e ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), secili në përputhje me përgjegjësitë e veta si reagues të sigurisë./lajmi.net/