Mbyllja e qumështores “Vita”, vjen reagimi nga Gjini: Ky pushtet e sheh prodhuesin vendor si armik
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka dal me një reagim pas mbylljes së qumështores “Vita” për 7 ditë. Gjini ka hedhur akuza të ashpra ndaj pushtetit aktual, transmeton lajmi.net. “Sot u vërtetua edhe njëherë se ky pushtet e sheh prodhuesin vendor si armik. Mbyllja e qumështores më të madhe në vend, Vita, la qindra punëtorë…
Lajme
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka dal me një reagim pas mbylljes së qumështores “Vita” për 7 ditë.
Gjini ka hedhur akuza të ashpra ndaj pushtetit aktual, transmeton lajmi.net.
“Sot u vërtetua edhe njëherë se ky pushtet e sheh prodhuesin vendor si armik. Mbyllja e qumështores më të madhe në vend, Vita, la qindra punëtorë pa punë dhe mijëra fermerë kosovarë në udhëkryq.”, tha ndër të tjera Gjini në postimin e bërë.
Postimi i plotë:
Sot u vërtetua edhe njëherë se ky pushtet e sheh prodhuesin vendor si armik. Mbyllja e qumështores më të madhe në vend, Vita, la qindra punëtorë pa punë dhe mijëra fermerë kosovarë në udhëkryq.
Është absurde dhe e dhimbshme të shihet se si një prodhues vendor largohet dhunshëm nga raftet e marketeve tona, duke i lënë kështu hapësirë e terren të lirë produkteve me origjinë nga Serbia.
Arsyetimi për kontroll të cilësisë është edhe më i rëndë, sepse kontrolli i ushqimit duhet të bëhet në vazhdimësi e jo një herë në 6 vite për qëllime politike. Kur shteti sillet si shkatërrues ndaj prodhuesve të vet, pasojat i vuan tryeza e çdo qytetari. Kjo mendësi rrënuese po e ngulfat ekonominë tonë.
Institucionet duhet ta sqarojnë menjëherë këtë rast dhe të gjejnë zgjidhje që puna të rifillojë sa më parë.
Mbështetje e plotë për të gjitha familjet e prekura!/lajmi.net./