Komandanti i FSK-së dekorohet me medaljen “Nderi i Forcave të Armatosura” në Shqipëri

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, ku u prit me nderime ushtarake nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë (FARSH), Gjenerallejtënant Arben Kingji. Gjatë takimit ndërmjet dy gjeneralëve u diskutua për situatën aktuale të sigurisë në rajon…

Lajme

26/11/2026 12:52

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, ku u prit me nderime ushtarake nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë (FARSH), Gjenerallejtënant Arben Kingji.

Gjatë takimit ndërmjet dy gjeneralëve u diskutua për situatën aktuale të sigurisë në rajon dhe më gjerë, si dhe për avancimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Me këtë rast, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij dhe angazhimin në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy forcave, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari u dekorua me medaljen “Nderi i Forcave të Armatosura”.

Bashkëpunimi ndërmjet FSK-së dhe FARSH-së mbetet i orientuar drejt thellimit të marrëdhënieve dhe bashkërendimit të përpjekjeve për adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë në rajon dhe më gjerë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: