Kolarov tregon se si Roma mund ta mposht Realin
Aleksandar Kolarov, para ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Real Madrid, ka dhënë mendimin e tij se si mund të mposhtën “Los Blancos”.

Sport
Ai mendon se Roma duhet të bëjë ç’mos që të ketë posedimin e topit në favor.
“Nëse ata luajnë me topin, ata janë shumë të rrezikshëm” ka thënë reprezentuesi serb.
“Ne kemi bërë gjithmonë mirë në “Olimpico” në Ligën e Kampionëve” ka theksuar ai në intervistën për “Sky Italia”, transmeton lajmi.net.
“Ata nuk janë në situatën më të mirë, por ne duhet të marrim posedimin e topit. Do të jemi agresivë” ishin fjalët e mbrojtësit të majtë.
Real Madrid dhe Roma pozicionohen në dy vendet e para me nga nëntë pikë në grupin G.
Kjo ndeshje do të jetë direkte për vendin e parë. /Lajmi.net/