Koha kur Sarri i drejtonte gishtin e mesëm tifozëve të Juventusit

Juventusi sapo ka emëruar Maurizio Sarrin si menaxherin e tyre të ri, por 60-vjeçari duhet t'i kërkojë falje tifozëve të klubit.

Sport

16/06/2019 19:48

Kjo për shkak se në vitin 2018, kur ishte në krye të Napolit, Sarri i tregoi gishtin e mesëm tifozëve të Juventusit, të cilët vendosën t’i jepnin ekipit një “mirëseardhje të ngrohtë” në stadiumin Allianz.

Përpara ndeshjes, të cilën Napoli e fitoi me rezultat 1-0 nga goditja dramatike e Kalidou Koulibaly në minutën e fundit, mijëra tifozë u mblodhën për të ‘përshëndetur’ autobusin e ekipit të Napolit, përcjell lajmi.net.

Dhe Sarri, i ulur në pjesën e përparme, shihej tejet i nervozuar nga pritje e tifozëve bardhezi dhe kësisoj vendosi t’i drejtonte gishtin e mesën.

Ndryshe, strategu italian vendosi të kthehej në vendlindje pasi dëshironte të ishte më pranë familjes dhe Juve ishte zgjedhja ideale. /Lajmi.net/