Koha kur Mourinho paralajmëronte Realin: Vetëm njëra këmbë i kushton 100 milionë euro

Ishte viti 2015 dhe Chelsea drejtohej nga Jose Mourinho, ndërsa padyshim lojtari kryesor ishte Eden Hazard.

Sport

10/05/2019 19:02

Ylli belg u transferua në ‘Stamford Bridge’ në vitin 2013 dhe që nga atëherë vazhdimisht ka provuar që është një futbollist i jashtëzakonshëm.

28-vjeçari gjithashtu ka qenë i lidhur shumicën e merkatove me një transferim te Real Madrid, por që asnjëherë nuk ndodhi, përcjell lajmi.net.

Mirëpo, duket se këtë radhë gjërat janë bërë më serioze dhe zyrtarizimi i tij si lojtar i Los Blancos është çështje kohe, marrë parasysh edhe veprimet e tij së fundmi kur pyetet për kalimin në ‘Bernabeu.

Por katër vite më parë, trajneri portugez insistonte që Hazard nuk do largohej nga Chelsea.

‘’Ai është një djalosh fantastik. Një djalosh i artë. Mënyra se si i respekton njerëzit, punën është e jashtëzakonshme’’.

‘’Për ata që dëshirojnë transferimin e tij, ju them se vetëm njëra këmbë i kushton 100 milionë euro’’, thoshte Jose Mourinho asokohe. /Lajmi.net/