Koha gjatë së cilës ekspertët rekomandojnë t’i vendosni gomat e dimrit

Ndërrimi i gomave në kohën e duhur jo vetëm që do iu kursejë para, por edhe kilometrazh të kaluar.

Auto & Tek

03/11/2019 16:46

Koha e duhur për të ndërruar gomat e veturave varet nga vendi ku jetoni, por në përgjithësi është mirë të keni goma dimërore kur temperaturat bien nën shtatë gradë Celsius, transmeton lajmi.net.

Gomat e dimrit janë krijuar për të përformuar sa më mirë në akull dhe dëborë në temperaturat nën zero.

Thënë konkretisht, gomat e dimrit mund të zvogëlojnë distancën e frenimit mesatarisht 25% në krahasim me gomat e të gjitha sezoneve.

Distanca mesatare e frenimit me lloje të ndryshme të gomave, sipas Ministrisë të Transportit të Kebek-ut (Quebec).

Pasi temperatura të jetë vazhdimisht mbi 7 ºC, rekomandohet ri-vendosja e gomave për të gjitha stinët. Vozitja me goma dimërore në trotuar të thatë në temperatura të ngrohta do t’i fshijë ato më shpejt.

Temperaturat mesatare përgjatë kësaj jave në Kosovë do variojnë midis 16-17 gradë Celsius. /Lajmi.net/