Koeman zgjedh përforcimin e madh të Barcelonës

Ronald Koeman ka filluar të mendojë për përforcimet e reja te skuadra e Barcelonës.

Sport

19/08/2020 14:53

Ronald Koeman është zyrtarizuar sot në postin e trajnerit të ri të Barcelonës. Strategu holandez do të prezantohet sot pasdite nga klubi katalan.

E përditshmja sportive katalane Mundo Deportivo raporton se Koeman tashmë ka filluar të mendojë për përforcimet e reja në Camp Nou, transmeton lajmi.net.

Koeman beson se Barcelona ka nevojë për ndryshime në sulm ku Luis Suarez vështirë se do të jetë në planet e tij.

Në ndërkohë, holandezi raportohet se ka konfirmuar për drejtuesit e klubit që të vazhdojnë përpjekjet për blerjen e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez, i cili është përmendur si objektiv i madh i Barcelonës në muajt e fundit. /Lajmi.net/