Koeman: Shpresoj që Ronaldo të jetë i gatshëm për ndeshjen Juve – Barca
Ronald Koeman është paraqitur në konferencë për shtyp para ndeshjes Juventus – Barcelona.

Sport
Skuadrat e mëdha evropiane takohet të mërkurën në Torino, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Koeman ka deklaruar se kjo është përballje e skuadrave të mëdha. Ai ka shtuar se shpreson që Ronaldo të paraqitet në këtë sfidë.
“Është një ndeshje mes dy skuadrave të mëdha. Ne e respektojmë shumë Juventusin dhe do të jetë ndeshje e nivelit të lartë”, ka deklaruar Koeman, përcjell lajmi.net.
“Shpresoj që Ronaldo të mund të luajë nesër. Njerëzit duan të shohin më të mirët”./Lajmi.net/