Klubi francez pezullon pesë futbollistë, refuzuan fanellën me ngjyrat e ylberit

Toulouse pezulloi deri në pesë futbollistë që refuzuan të veshin fanella me ngjyra ylberi, raporton gazeta franceze L’Equipe, transmeton lajmi.net. Zakaria Aboukhlal, Fares Chaibi, Moussa Diarra, Logan Costa dhe futbollisti i ri boshnjak Said Hamuliq nuk do të jenë në listë për ndeshjen kundër Nantes. Në shenjë mbështetjeje për komunitetin LGBTIQ+ dhe luftën kundër homofobisë,…

Sport

14/05/2023 14:54

Toulouse pezulloi deri në pesë futbollistë që refuzuan të veshin fanella me ngjyra ylberi, raporton gazeta franceze L’Equipe, transmeton lajmi.net.

Zakaria Aboukhlal, Fares Chaibi, Moussa Diarra, Logan Costa dhe futbollisti i ri boshnjak Said Hamuliq nuk do të jenë në listë për ndeshjen kundër Nantes.

Në shenjë mbështetjeje për komunitetin LGBTIQ+ dhe luftën kundër homofobisë, skuadrat elitare franceze do të veshin fanella me ngjyra ylberi në xhiron e 35-të të Ligue 1.

Me këtë rast, shumë nga fanellat do të jenë në ngjyrat që janë markë e komunitetit LGBTIQ, por disa lojtarë refuzuan t’i veshin ato.

Toulouse pezulloi deri në pesë futbollistë që refuzuan të veshin fanella me ngjyra ylberi.

Lojtarët e lartpërmendur të Toulouses nuk janë dakord me mesazhin e promovuar nga Ligue 1, ndaj nuk pranuan të luanin dhe klubi u kundërpërgjigj me pezullim.

Nuk dihet nëse pezullimi do të largohet edhe në ndeshjet e tjera, si dhe nëse do të përballen me një ndëshkim financiar për shkak të kësaj./Lajmi.net/