Klubi argjentinas: Kemi rezervuar numrin 10 për Agueron

Sergio Aguero do të ketë në fanellën e tij të preferuar me numrin 10 të rezervuar në Independiente, thotë trajneri Lucas Pusineri.

Sport

15/04/2020 18:53

Golëshënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Manchester City u largua nga klubi i tij i fëmijërisë për Atletico Madrid 14 vjet më parë dhe shpesh ka folur për një dëshirë për të përfunduar karrierën e tij me El Rojo.

Aguero do të jetë 32 vjeç në qershor dhe është kontraktuar me Cityn deri në vitin 2021, ndërsa emërimi i ish-shokut të tij të skuadrës Pusineri si trajner i Independiente në fillim të këtij viti ka rihapur spekulimet për një kthim emocional, përcjell lajmi.net.

“Shpresoj se do të jetë radha ime të jem trajneri i Kun Aguero”, i tha Pusineri Super Miter Deportivo.

“Unë kam qenë shok i skuadrës së tij dhe shpresoj që në të ardhmen do të jem trajneri i tij”.

“Shpresoj se gjatë qëndrimit tim në Independiente, unë mund të bashkohem me Sergio. Ne po e mbajmë numrin 10 për të”, deklaroi ai. /Lajmi.net/