Klopp: Van Dijk është qendërmbrojtësi më i mirë në botë

Jurgen Klopp ka dhënë më të rejat e skuadrës në prag të ndeshjes së "Të Kuqve" ndaj Atletico Madrid.

Sport

18/10/2021 15:44

Nga të rejat e skuadrës, Klopp ka dhënë lëvdata për mbrojtësin holandez, Virgil van Dijk, duke e cilësuar atë qendërmbrojtësin më të mirë në botë.

“Virgil van Dijk është qendërmbrojtësi më i mirë në botë, me siguri – dhe falënderoj Zotin që është me ne”, u shpreh Klopp.

“Ne kemi nevojë që të gjithë lojtarët tanë të luajnë futbollin që ne duam të luajmë. Gjithmonë kishte ide themelore, por sa më mirë që lojtarët të kenë futboll më të mirë që mund të luani”, ka theksuar Klopp.

Liverpooli do të takohet me Atletico Madridin në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve dhe është e vetmja skuadër me pikë të plota pas dy ndeshjeve të para, gjersa skuadra spanjolle renditet e dyta me katër pikë të mbledhura. /Lajmi.net