Klopp për rinovimin e kontratës me Henderson: Do ta zgjidhim së shpejti

Kapiteni i 'The Reds' është në dy vitet e fundit të kontratës së tij aktuale dhe negociatat për një zgjatje deri më tani nuk kanë qenë të frytshme.

Sport

14/08/2021 08:32

Jurgen Klopp ka dhënë një optimizëm mbi të ardhmen e Jordan Henderson, pasi negociatat për një kontratë të re për kapitenin e Liverpoolit do të vazhdojnë.

Henderson ka hyrë në dy vitet e fundit të marrëveshjes së tij aktuale në Anfield, dhe Goal e kupton se diskutimet fillestare mbi një zgjatje të kontratës deri më tani kanë rezultuar të pafrytshme.

Liverpooli këtë verë deri tani ka renovuar kontratat me Trent Alexander-Arnold, Fabinho, Alisson dhe Virgil van Dijk dhe shpresojnë që ta shtojnë Mohamed Salah në atë listë. Bisedimet me Henderson, gjithashtu do të ndodhin në vazhdim.

I pyetur se sa e rëndësishme ishte që të gjendet një zgjidhje me Henderson, Klopp u tha gazetarëve: “E rëndësishme. Por ne do të gjejmë një mënyrë, sido që të jetë. Ne do ta zgjidhim atë, pa dyshim për këtë. ”

Henderson pritet të jetë në bankë rezervë për ndeshjen e parë të Liverpoolit në Premier Ligë ndaj Norwich të shtunën, pasi ishte lojtari i fundit i skuadrës që u kthye në stërvitjet para-sezonale pas pushimit të tij veror.

Por Klopp thotë se 30-vjeçari është në gjendje të mirë përpara kampanjës së re.

“Unë fola dje me të dhe dukej mirë, po!”, përfundoi gjermani. /Lajmi.net