Klopp për Nunez: Në stërvitje shënon shumë mirë, në ndeshje e kap presioni
Jurgen Klopp ka folur për formën që është duke e kaluar sulmuesi i Liverpoolit, Darwin Nunez. Në një intervistë të dhënë së fundi ai tha se uruguajani performon shumë mirë në majën e sulmit në stërvitje, ndërsa gjatë ndeshjeve e kap presioni. “Nëse do ta shihnit duke i përfunduar aksionet në stërvitje, do të mahniteshit,…

Sport
Jurgen Klopp ka folur për formën që është duke e kaluar sulmuesi i Liverpoolit, Darwin Nunez.
Në një intervistë të dhënë së fundi ai tha se uruguajani performon shumë mirë në majën e sulmit në stërvitje, ndërsa gjatë ndeshjeve e kap presioni.
“Nëse do ta shihnit duke i përfunduar aksionet në stërvitje, do të mahniteshit, por pastaj ai ndien presionin, apo gjëra të tilla”, tha fillimisht ai.
“Ai duhet të qetësohet, por lëvizjet e tij janë të jashtëzakonshme. Ai duhet të vazhdojë”, përfundoi Klopp. /Lajmi.net/