Klopp: Nuk do të jem trajner në këtë ligë
Trajneri në largim i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp ka theksuar se nuk planifikon të angazhohet në Premierligë, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport
Trajneri në largim i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp nuk do të jetë trajner i ri i Manchester Cityt, Arsenalit ose Liverpoolit.
Klopp i cili do të largohet nga skuadra gjermane pas përfundimit të këtij sezoni, është përmendur si objektiv i disa gjigantëve të Premierligës.
Por, ai ka paralajmëruar se nuk planifikon të angazhohet në Angli.
“Nuk besoj se do të punoj në Angli, nuk jam i interesuar sa duhet”, deklaroi ai për “Sky Sports”.
“Pasi gazetarët anglezë të më njohin më mirë, nuk do të shkruajnë aq shumë për mua siç janë duke bërë tani”, u shpreh Klopp.