Klopp komenton sfidën kundër Man City
Skuadra e Liverpool ka pësuar humbjen e parë këtë edicion në Premierligë.
Sport
Ishin pikërisht rivalët për titull, Manchester City, ata që i shënuan humbjen e parë “The Reds”.
Sigurisht se i kënaqur për këtë fakt nuk ishte trajneri Jurgen Klopp, i cili ka komentuar këtë ndeshje.
“Ishte një ndeshje shumë shumë dinamike. E vështirë për të dy skuadrat. Ata goditën shtyllën dhe topi shkoi në rrjetë. Ne goditëm shtyllën dhe ishte afër. Ky është futbolli” ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.
“Nuk është e lehtë ta pranosh mirëpo është normale. Patëm shanset tona dhe ata patën momentet e tyre. Ishte futboll taktik” ka thënë tutje gjermani.
“Ishte e madhe. Nuk ndihemi mirë, por kjo ishte ndeshja më e vështirë e këtij sezoni” ka thënë ndër të tjerash ai.
Tashmë diferenca mes Liverpool dhe Manchester City është vetëm katër pikë, duke bërë që të rihapet gjithçka në këtë garë. /Lajmi.net/