Klopp ia dërgon një mesazh Barcelonës për Coutinhon
Jurgen Klopp i ka bërë edhe një herë me dije Barcelonës se Philippe Coutinho nuk është në shitje.

Sport
Barcelona e sheh brazilianin si zëvendësim të Neymar, që këtë verë do të kompletojë transferimin për 222 milionë euro te PSG.
Trajneri Klopp para medieve, ka folur edhe një herë për të ardhmen e Coutinho, duke konfirmuar qëndrimin e tij.
“Ai nuk është në shitje. Fjala ‘JO’ nuk ka tjetër interpretim. S’ka asgjë të re”, ka deklaruar Klopp./Lajmi.net/