Klopp i kërkon Shaqirit t’ia urojë ditëlindjen lojtarit të Liverpool në gjuhën shqipe

Lojtarët e Liverpool, si të gjithë të tjerët, po vazhdojnë të stërviten në izolim.

Sport

09/04/2020 10:25

Këto ditë, ata nga izolimi kanë festuar ditëlindjen e talentit Harvey Elliot.

Të gjithë lojtarët e Liverpool kanë uruar bashkëlojtarin e ri, e disa prej tyre edhe në gjuhët e prejardhjes.

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp i është drejtuar të gjithë lojtarëve që të urojnë ditëlindjen në gjuhën e tyre, duke përfshirë edhe Xherdan Shaqirit të cilit i është kërkuar ta urojë ditëlindjen në gjuhën shqipe.

“Shumë urime për ty”, i tha Shaqiri Elliotit./Lajmi.net/

https://www.facebook.com/LiverpoolFC/videos/1333146396891089