Klopp: Dortmundi ishte perfekt

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp ka thënë se skuadra e tij bëri një performancë perfekte në ndeshjen kundër Arsenalit.

Sport

17/09/2014 01:01

Dortmundi arriti të shënojë fitore me rezultat 2-0 kundër Arsenalit, ndërsa paraqitjen e skuadrës së tij, Jurgen Klopp e ka cilësuar si perfekte.

“Unë jam shumë i lumtur. Mbrëmjen e fundit, tre lojtarët u larguan nga skuadra për shkak të problemeve me muskuj. Nëmëngjes, kam bërë disa vendime dhe unë dua të them sot skuadra bëri një performancë perfekte”.

“Ne ishim të guximshëm dhe shumë të shpejtë. I kemi pasur të gjitha që na duhej për të fituar këtë takim”.

“Ne i kemi bërë disa herë kundër-presion në qendër të mesfushës. Kjo ishte një gjë perfekte. E shijova këtë takim nga sekonda e parë e deri te e fundit”, tha Klopp.