Klopp: Do të mbulojmë hapësirat e lëna nga Fabinho

Liverpool sot ka marrë një lajm jashtëzakonisht të keq. Fabinho do të mungojë për disa javë, si pasojë e lëndimit.

Sport

29/11/2019 17:31

Lëndimi i Fabinho ka tronditur tifozët e Liverpool, duke pasur parasysh se lojtari ka qenë arkitekti i mesfushës së ‘Reds’ deri në këtë pikë të sezonit.

Përkundër faktit se braziliani është një nga kryesorët e mesfushës, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp beson se skuadra do të gjej zgjidhje për të mbuluar hapësirat.

“Oh po. Është një lajm i keq. Asgjë për të thënë rreth kësaj. Nuk jemi të sigurt 100% se sa do të zgjasë lëndimi, por duket se ai nuk do të jetë në ndeshjet e Krishtlindjes” ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.

“Kemi zgjidhje për këtë pozicion. Mund ta zëvendësojmë. Kemi luajtur mirë pa të, por tani është e rëndësishme që të punojmë me të dhe të kthehet sa më shpejtë” ka thënë tutje gjermani.

Liverpool do të ketë sfidën e radhës në Premierligë kundër Brighton, gjatë së shtunës. /Lajmi.net/