Klinika e Onkologjisë përfiton donacion në vlerë prej 294 mijë eurosh

Klinika e Onkologjisë e Qendrës Klinike të Kosovës, ka përfituar një donacion prej 294 000 euro, i cili përmban 200 ampula tastuzumab ( HerceptinwR), dhe do të jetë mbështetje në realizimin e mjekimit modern dhe të plotë të këtyre pacientëve.

Lajme

05/06/2016 15:14

 

Në QKUK thonë se përdorimi i këtij produkti do të ndikoj direkt në ofrimin e vazhdimësisë së mjekimit, përmirësimin e rezultateve e mjekimit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), përkatësisht Klinika e Onkologjisë, në emër të pacientëve si përfitues direkt dhe në emër të stafit të Klinikës së Onkologjisë si ofrues të shërbimeve dhe pjesë e suksesit të mjekimit, falënderon kompaninë donatore për këtëdonacion i cili ka ndikim direkt në jetën e pacientëve, familjarëve dhe shoqërisë.

Klinika e Onkologjisë ofron të gjitha modalitetet e mjekimit sistemik (kimioterapinë, hormonoterapinë, target terapinë) dhe mjekimin lokal me radioterapi për të gjithë pacientët e Kosovës, Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjes.

“Brenda një ditë kjo klinikë frekuentohet nga 200-300 pacientë të cilët mar rin shërbime të ndryshme si; konsulta, mjekim paliativ, kimioterapi, radioterapi kurative dhe paliative dhe mbetet një nga klinikat më të ngarkuara. Numri i rasteve të reja ka një rritje të lehtë, por kolegjiumi mendon se kjo rritje ka të bëjë me rritjen e diagnostikimit dhe raportimit dhe shumë më pak me rritje reale të rasteve dhe Kosova është vendi me numrin më të vogël të rasteve të reja për një vit në Ballkan dhe Evropë”, thuhet në komunikatën e QKUK-së.