Klinë – Qytetari thotë se dikush i gjuajti me armë në drejtim të dyerve të shtëpisë

Një qytetar nga Gjurgjeviku i Klinës i ka thënë policisë se persona të panjohur kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij. Rastin i njëjti e ka paraqitur pas mesnate. Policia është duke e hetuar këtë rast, transmeton lajmi.net. “Ankuesi mashkull  kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë shtënë me…

Lajme

30/12/2023 09:42

Një qytetar nga Gjurgjeviku i Klinës i ka thënë policisë se persona të panjohur kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij.

Rastin i njëjti e ka paraqitur pas mesnate.

Policia është duke e hetuar këtë rast, transmeton lajmi.net.

“Ankuesi mashkull  kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dyerve të oborrit të tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.