Klinaku kritikon Kurtin: “Çfarë dyfytyrëshi – herë i beson, herë jo prokurorisë”

Prokuroria Speciale ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë një aktakuzë ndaj Faton Klinakut dhe N.S., nën dyshimin për kanosje ndaj kryeministrit Albin Kurti gjatë vitit 2023, përmes komenteve në Facebook. “Mezi po pres të ballafaqohem me A.K., të cilin edhe do ta ftoj si dëshmitar në gjykatë”, kishte deklaruar Klinaku, transmeton lajmi.net Sot “Betimi…

Lajme

05/08/2025 17:18

Prokuroria Speciale ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë një aktakuzë ndaj Faton Klinakut dhe N.S., nën dyshimin për kanosje ndaj kryeministrit Albin Kurti gjatë vitit 2023, përmes komenteve në Facebook.

“Mezi po pres të ballafaqohem me A.K., të cilin edhe do ta ftoj si dëshmitar në gjykatë”, kishte deklaruar Klinaku, transmeton lajmi.net

Sot “Betimi për Drejtësi” ka raportuar që kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka dhënë deklaratë për polici në lidhje me këtë rast, duke thënë se nuk ndihet i frikësuar.

“Besoj që Prokuroria e Shtetit do t’i trajtoj këto rasti sipas legjislacionit në fuqi dhe në dobi të interesit publik”, citohet të ketë thënë Kurti në deklaratën e tij për policinë.

E, këtë deklaratë të Kurtit e ka quajtur dyftyrësi i akuzuari, Faton Klinaku.

“Çfarë dyfytyrëshi është more ky, herë i beson e herë nuk i beson prokurorisë!”, ka shkruar në postimin e tij Klinaku./lajmi.net/