Kjo kuti do mbajë fëmijët tuaj larg internetit (VIDEO)
Lajm i mirë për të gjithë ata që duan të shpenzojnë pak kohë larg celularëve dhe internetin, por e kanë të pamundur.

Auto & Tek
Për prindërit, fëmijët e të cilëve janë të varur nga interneti, apo për të ruajtur vëmendjen e të ftuarve në një darkë, kjo është shpikja ideale.
Në një kohë që Smartphone-t po dominojnë gjithnjë e më shumë jetën tonë, DistractaGone, nga Smart Box, pretendon që të jetë zgjidhja.
Zgjidhja e vërtetë është ndoshta vetëkontrolli dhe mposhtja e frikës se mos humb diçka nga bota virtuale.
Nisur dhe nga emri “DistractaGone” kjo kuti do ju ndihmojë të hiqni shpërqëndrimin ose tundimin e të pasurit celularin përballë dhe mos e prekur.
Është e lehtë në përdorim, mjafton të hapësh kapakun dhe mund të vendosni brenda saj deri në katër celularë.
Më pas mbylleni dhe përcaktoni numrin e minutave apo orëve që do të qëndrojë e mbyllur. Kutia nuk do të hapet deri në përfundimin e kohës. Përmasat e saj janë 166 x 85 x 60 mm.
DistractaGone, e krijuar nga një grup projektuesish nga Amsterdami, do t’i ndihmojë përdoruesit të gjejnë qetësi në punë si dhe të shijojnë momentet me miqtë dhe familjarët. /albeu.com/
