Kjo këngë mban firmën e Çekiç dhe Vig Poppa (Video)
Trim Jetullahu dje ka publikuar këngën e tij më të re me titull "Bla bla bla".

ShowBiz
Reperi i ri në moshë këtë herë ka punuar me emra të njohur për projektin më të ri, shkruan lajmi.net.
Bëhet fjalë për producentin Çekiç i cili e ka punuar këngën ndërsa për tekstin është kujdesur Vig Poppa nga grupi Kaos, të dy njihen për shumë hite të emrave të njohur të estradës.
Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e re të Trimit e cila pritet të bëhet hit, pasi është shumë verore dhe teksti të mbetet në kokë./Lajmi.net.
