Kjo grua ka fituar lotarinë, por do të habiteni kur ta kuptoni si e fitoi

Gruaja kanadeze thotë se ka “ëndërruar” grupin fitues të numrave

Fun

05/01/2017 21:49

Një grua kanadeze që ka përdorur numra të njëjtit numra lotarie për gati 30 vjet ka fituar lotarinë me para me vlerë prej 3.9 milionë euro.

Olga Benoni nga Passage Lindor në Nova Scotia, thotë  se ka “ëndërruar” grupin fitues të numrave në maj të vitit 1989 dhe ka përdorur rregullisht të njëjtit numra  qysh atëherë.

“Unë i di numrat përmendësh,  dhe mendova se i  pashë të njëjtit në ekranin televiziv pas  hedhjes së shortit, por shikimi im nuk është i mirë” citohet Beno të ketë thënë, shkruan BBC.

“Kështu që unë e harrova këtë gjë”, ka vazhduar ajo.

Të nesërmen në mëngjes, ajo  kishte parë edhe njëherë nëpër gazeta shifrat fituese.

“Në fillim mendova – nuk mund të jetë e vërtetë.  Është një gabim në letër  dhe pastaj i thash motrës time,”Mendoj se kam fituar lotari”, është shprehur Beno e cituar nga Lottery Atlantik.