Kjo foto është bërë hit në rrjetet sociale për një arsye të veçantë (Foto)

Një çift nga Indiana dëshiruan që t’ia bëjnë fëmijës së tyre fotografinë e parë me Santa-në, kur duke pritur në radhë të gjatë, fëmijën e tyre e mori gjumi.

Fun

30/11/2015 18:16

Por, ajo çfarë ndodhi më pas i mahniti të gjithë. Santa sapo pa fëmijën që priste në radhë duke fjetur, iu afrua dhe i tha çiftit që ta bënte fotografinë me të ashtu duke fjetur.

“Ne menduam se ai do të na thoshte që të shkojmë dhe të mos presim në radhë, dhe të kthehemi kur ai të zgjohet”, tha babai i foshnjës.

565b70091700004b00e1aa5e

Por, ai i udhëzoi ata që të mos largohen por ta bëjnë fotografinë ashtu me fëmijën e fjetur, transmeton lajmi.net.

Kështu ata e mbajtën atë ashtu dhe nuk e zgjuan nga gjumi, e afruan në karrigen e Santa-së, e mbështetën mbi të dhe ia bënë foton.

565b6e8021000065005abc13

Vetëm të dielën, ditën kur u postua, fotografia u shpërnda në Facebook më shumë se 160,000 herë dhe u pëlqye më shumë se 300,000 herë. (lajmi.net)