Kjo është ura e parë prej çeliku e printerit 3D

Ura dymbëdhjetë metërshe do të paraqitet në një panair të projektimit dhe më pas do të vendoset mbi një kanal.

Auto & Tek

23/10/2018 15:37

Ekipi i MX3D pretendon të ketë ndërtuar urën e parë të çelikut të prodhuar nga printeri 3D .

Objekti, i cili thjesht quhet ” Ura “, duket pothuajse si një film fantazi ose fantashkencë për shkak të dizajnit të pazakontë, transmeton lajmi.net.

Pas ekspozitës, ajo do të ngrihet në De Wallen, në rrethin e njohur të Amsterdamit.

Këmbësorët duhet të jenë në gjendje të kalojnë një kanal.


Ura është e pajisur me sensorë. Këto do të matin trafikun dhe integritetin strukturor, si dhe do të mbledhin të dhëna mjedisore. Bazuar në simulimin, është e mundur të përcaktohet në kohë nëse do të ketë probleme me urën e vërtetë. /Lajmi.net/