Kjo është skuadra që ka përfituar më së shumti nga suksesi i Chelsea

Triumfi i Chelsea në Ligën e Evropës i ka bërë një favor të madh skuadrës së Lyon.

Sport

30/05/2019 11:06

‘Blutë’ e Londrës triumfuan në finalen e Ligës së Evropës, duke e mundur 4:1 Arsenalin në Baku.

Me fitoren e Chelsea në Baku, një favor i madh i është francezëve të Lyon.

Lyon ishte planifikuar kualifikimet për Ligën e Kampionëve t’i nis nga raundi i tretë kualifikues, ndërsa tani e ka vendin e sigurt në fazën e grupeve.

Në anën tjetër, Chelsea që ishte pjesë e vazos së dytë, tani si kampione e Ligës së Evropës do të jetë pjesë e vazos së parë./Lajmi.net/