Kjo është shqiptarja e parë që fiton medalje ari në Lojërat Europiane

Atletja shqiptare Luiza Gega ka arritur të fitojë medaljen e arit në garën e 1500 metrave me kohë 4:11:58 në Lojërat Evropiane Baku 2015.

Sport

22/06/2015 22:50

Gjithashtu ka mundur të rrëmbejë edhe një medalje të argjendë në këtë kompeticion.

Gega ka dominuar plotësisht finalen e 1500 metrave. Ajo njihet gjithashtu për arritjen e normës olimpike në lojërat e Rios 2016.

Kjo është hera e parë që një atlete shqiptare sjell një medalje ari në vendin tonë, transmeton shqiptarja.

Sfida e saj e radhës është Kampionati Botëror që zhvillohet në muajin gusht në Pekin.

Luiza 1

Luiza 2

YouTube player