Kjo është Ronela Hajati pa grim

Këngëtarja Ronela Hajti është këngëtare shumë energjike.

ShowBiz

27/01/2018 10:40

Ajo llogarit disa hite, si solo projekte ashtu edhe bashkëpunime, shkruan lajmi.net.

Njihet si një nga artistet që eksperimenton goxha shumë me dukjen, por shumë herë nuk e ka problem të shfaqet tërësisht pa grim.

Njësoj ka vepruar edhe në fotografinë e fundit, të cilën e publikoi në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën përveç se është pa makijazh, ajo është edhe shumë e përgjumur.

“Kur dëshiron të flesh, por duhet të bëhesh gati për të kënduar” është mbishkrimi që këngëtarja i la fotografisë nga vendi ku po përgatitej për koncert. /Lajmi.net/