Kjo është pasaporta e falsifikuar për të cilën u arrestua Ronaldinho
Ish futbollisti më i mirë i botës, Ronaldinho, është arrestuar në Paraguai, shkaku i pasaportës së tij false.
Sport
Braziliani dhe vëllai i tij, janë arrestuar nga autoritetet në Paraguai me të mbërritur në këtë vend, për promovimin e librit të ish yllit të Barcelonës.
Policia në Paraguai thuhet se ka qenë në dijeni për pasaportën false të Ronaldinhos, për të evituar një spektakël mediatik, nuk arrestoi brazilianin në areoport.
Ai u arrestua me të mbërritur në hotel, dhe sot do të paraqitet para autoriteteve, për të arsyetuar falsifikimin e dokumentit të tij.
Mediet e huaja kanë publikuar pasaportën false të Ronaldinhos, për të cilën është arrestuar./Lajmi.net/