Kjo është mosha e 15 viktimave nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Edhe 775 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Lajme

26/11/2020 15:05

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur po ashtu se janë shënuar edhe 15 viktima brenda këtij intervali kohor, shkruan lajmi.net.

Dy viktimat më të reja janë shënuar në Prizren, përkatësisht 52 e 56 vjeç.

Njoftimi i plotë mbi moshën e viktimave:

Brenda 24 orëve janë raportuar 15 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (76, 66, 56, 52 vjeç), Prishtinë 2 raste (78, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Gjilan 1 rast (80 vjeç), Klinë 1 rast (76 vjeç), Suharekë 1 rast (77 vjeç), Pejë 2 raste (71, 64 vjeç), Vushtrri 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (87 vjeç). /Lajmi.net/