Kjo është mënyra e vetme për ta kuptuar nëse është efektive maska juaj

Një punonjës shëndetësor ka tentuar nëpërmjet një video ta tregojë rëndësinë e vënies së maskës për parandalimin e transmetimit të koronavirusit.

Fun

19/09/2020 18:31

Ai, njëherësh, mëton edhe që të tregojë efektivitetin e secilës maskës nëpërmjet një metode fare të thjeshtë – përmes një qiriu, transmeton lajmi.net.

Videoja është ngarkuar nga mediet britanike, teksa ka marrë vëmendje të madhe, duke reaguar në të qindra herë.

Efektiviteti i maskës, siç tregon punonjësi shëndetësor, konsiston në numrin e shtresave që posedon një maskë.

Sa më shumë shtresa, aq më e sigurt dhe efektive rezulton të jetë maska, sipas tij. /Lajmi.net/

https://www.facebook.com/DailyMail/videos/357606331954928/