Kjo është mënyra e duhur për të trajtuar diabetin

Njerëzit të cilët janë diagnostikuar me diabet të tipit 2 duhet të marrin ilaçe në mënyrë që të zvogëlojnë sasinë e glukozës në gjakun e tyre.

Lifestyle

25/11/2018 17:55

Ata gjithashtu duhet të synojnë të përfshijnë ushqime të shëndetshme si pemët e freskëta, zarzavatet, peshqit, arrat dhe drithërat të larta në fibra në dietat e tyre dhe të zvogëlojnë sasinë e sheqerit që konsumojnë, transmeton lajmi.net.

Ata që janë diagnostikuar me diabet tip 1, forma më e rëndë e sëmundjes, duhet të trajtojnë gjendjen me injeksione insuline ose pompa çdo ditë.

Ata gjithashtu mund të kenë nevojë të kontrollojnë nivelet e sheqerit në gjak çdo ditë duke përdorur një test të gjakut.

Lloji dhe sasia e insulinës që iu nevojitet është një gjjendje që ju mund të diskutoni me një mjek.

NHS gjithashtu rekomandon një stil jetese aktive dhe kryerjen e testeve të rregullta gjaku për të mbajtur shikimin në nivelet e sheqerit në gjak nëse keni diabet. /Lajmi.net/