Kjo është macja më e bukur në botë e quajtur Thor

Macet janë ndër kafshët shtëpiake më të kërkuara.

Fun

19/09/2020 15:32

Macet janë të listuara si kafshët shtëpiake më të kërkuara në vendin e dytë në botë pas peshkut, transmeton lajmi.net.

Një ndër macet më të bukura në botë është macja Bengale, këto mace duken si kafshë ekzotike por nuk kanë madhësinë që macet e egra e kanë.

Macja Bengale është me ngjyra të ndryshme duke filluar nga ajo ari, e kafe me ndryshime apo pika me ngjyra të ndryshme që duken si mace të egra.

Ky lloj i maceve është vërejtur në vitin 1991 nga International Cat Association. Macja Bengale e quajtur Thor është njëra ndër macet më të bukura në botë.

Ka sy të gjelbër dhe ngjyrë ari të detajuar me disa pika ngjyrë kafe. Pasi njerëzit shikuan fotografitë e saj, të gjithë u mahnitën nga paja e saj. /Lajmi.net/